Kishte hesape të vjetra, tre “profesionistë” ekzekutuan biznesmenin e njohur grek me 20 plumba “kallashnikovi”

schedule12:56 - 18 Qershor, 2022

schedule 12:56 - 18 Qershor, 2022

Autoritetet policore vlerësojnë se vrasja e biznesmenit 40-vjeçar në Gerakas pranë Athinës ishte një sulm mafioz dhe u ekzekutua nga të paktën tre vrasës me pagesë, të cilët ishin mjaft të përgatitur.

Pas vrasjes së biznesmenit në fjalë, autoritetet kanë zbuluar disa kilometra më tej një furgon që po digjej dhe brenda tij dy automatikë kallashnikovë që dyshohet të jenë përdorur gjatë ekzekutimit të biznesmenit të njohur.

Ai u qëllua në orën 08:00 të mëngjesit teksa ishte duke parkuar automjetin e tij të blinduar pranë biznesit të tij, një pikë karburanti në zonën e njohur si “Bulevardi Maratona”, raporton abcnews.al.

Lexo edhe: Lufta e mafias në Greqi dhe roli i shqiptarëve, “jeta e natës” me “boss-ë” të rinj

Mediat lokale bëjnë me dije se viktima dhe babai i tij ishin personazhe të njohur nga policia greke pasi më parë kishin patur të bënin me grupe mafioze, të cilët kontrollonin jetën e natës në Greqi. Më pas, ata kishin punuar intensivisht me autoritetet policore duke çuar në burg shumë persona. Dyshohet se vrasja ka të bëjë pikërisht me këtë fakt, thekson policia.

Ngjarja

Gjithçka ndodhi në një zonë të populluar pranë “Bulevardit Maratona” në Gerakas teksa biznesmeni në fjalë parkoi makinën e tij të blinduar pranë karburantit. Kjo ishte një rutinë e përditshme e tij dhe vrasësit duket se e kanë këqyrur fillimisht për të bërë planin.

Ata janë afruar me një furgon sikur do të furnizoheshin me karburant, por sapo ai ka dalë nga makina kanë qëlluar të paktën 20 plumba në drejtim të tij në distancë të afërt duke e lënë të vdekur në vend.

Lexo edhe: “Shembet” aleanca me shqiptarët, kush është Zviceri që dyshohet se eliminoi Egys Dashin? Do vriste edhe Aleksandër Vuçiçin

Pas kësaj, ata janë larguar me shpejtësi duke djegur furgonin, ndërkohë që policia nuk ka të dhëna mbi vendin ku mund të ndodhen.

Policia bën me dije se kamerat e sigurisë fiksuan gjithçka. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!