Ndihmoi në arratisjen e autorit që dhunoi biznesmenin grek, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

schedule22:41 - 28 Qershor, 2022

schedule 22:41 - 28 Qershor, 2022

Në 10 qershor një biznesmen grek u dhunua me një shufër hekuri në mes të rrugës. Mediat greke bëjnë me dije se mbi pronarin e një hoteli në Mykonos, Theodore Kousathanas, u ushtrua dhunë, dhe autori është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Ndërkohë që ditën e sotme është vënë në pranga një 31-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se ka ndihmuar autorin të largohet me makinë nga vendngjarja.

Sipas Policisë, hoteleri është ndjekur nga autori 32-vjeçar, i cili i ka shpëtuar arrestimit, duke drejtuar mjetin e vjedhur dhe ka shkaktuar me dashje një aksident automobilistik për të detyruar Theodore Kousathanas të zbresë nga makina e tij.

Më pas ai është sulmuar pa provokim dhe pas rrahjes, 32-vjeçari është arratisur, pasi ka braktisur mjetin e vjedhur, duke hipur në një makinë tjetër që drejtohej nga bashkëpunëtori i tij 31-vjeçar. Për zhvillimin e rastit është njoftuar prokurori kompetente, para të cilit 31-vjeçari shqiptar po njihet me akuzat që janë ngritur ndaj tij.

Sipas informacioneve për policinë dihen detajet e 32-vjeçarit që rrahu hotelierin, ndërsa një tjetër person është në kërkim. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që ata të jenë arratisur nga Mykonos dhe të fshihen diku tjetër.