Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka rrëfyer për mediat greke eksperiencën e tij të vështirë me koronavirusin. Ai është shprehur se kur ishte i sëmurë nuk ndjeu frikë, por vetëm një shqetësim të paprovuar më parë.
Po ashtu, Fortlumturia e Tij, është shprehur se njerëzit duhet ta marrin seriozisht pandeminë, ndërsa theksoi se do të ishte një gabim katastrofik të shkaktonim përçarje midis Kishës dhe Shkencës.
“Unë kam kaluar shumë sëmundje në jetën time, por kjo ishte një aventurë në një terren të panjohur. Kur më futën në kapsulë kisha përshtypjen se po hyja në një arkivol. Në atë moment gjeta përsëri strehë në të vërtetat që gjithmonë më kanë mbështetur në jetën time.”
Janullatos ka treguar po ashtu, se sipas udhëzimeve të mjekëve, ai do të vaksinohet për Covid-19.