“Kisha disa oferta”, Gattuso: Jo i lumtur me kritikët, më “godasin” vazhdimisht

schedule08:57 - 1 Shkurt, 2021

schedule 08:57 - 1 Shkurt, 2021

Napoli arriti një fitore me shumë vlera dje ndaj Parmës, duke marrë vendin e pestë dhe vazhduar ngjitjen në renditje. Pas ndeshjes për mediet foli trajneri i skuadrës së Hysajt e Rrahmanit, Rino Gattuso.

Ish-mesfushori ishte i kënaqur me skuadrën e tij, por ka kritika për mediet dhe kritikët e skuadrës, që sipas tij i japin “shuplaka” gjatë gjithë kohës dhe sillen si Napoli të renditej në vendin e fundit.

“Më pëlqeu ndeshja sot. Me Parmën nuk është e lehtë sepse janë ekip teknik. Ditëm të vuajmë në disa momente gjatë ndeshjes. Ishim ekip i gjallë, megjithëse duhet të përmirësohemi dhe kemi vetëm një sulmues në dispozicion. Nëse Interi ka Lukakun dhe Lautaron, ne kemi vetëm Petagnan për momentin.

Këtu po marr shuplaka sa majtas, djathtas gjatë gjithë kohës, si të ishim të fundit në renditje. I lexoj gazetat vetëm kur avokati im më dërgon diçka sepse nëse e bëj më lëndojnë shumë.

Ky lëmsh ka nisur një muaj më parë. Ajo që ndodh këtu nuk është normale. Nuk mundet dikush pas tastierës të shkruajë pa asnjë problem. Unë mund të nënshkruaj për 10 vite, por jam i lidhur me emocionet e mia. Kështu siç jam nuk i pranoj këto që ndodhin.

Marrëdhënia ka qenë gjithmonë e mirë, nuk mund ta mohoj se në 15-20 ditët e fundit kam qenë paksa i zhgënjyer me atë që ka ndodhur. Nuk jam hipokrit, jam qenie njerëzore dhe them çfarë mendoj. Gjithsesi ka respekt.

Unë jam punonjës, kërkova një lojtar (Bakayoko) dhe ai ma mori. Sipas mendimit tim u menaxhua keq. Shumë ekipe më thirrën, kishte një takim dhe unë nuk u paraqita. Bëra personin korrekt, sikurse mendoj se jam”, përfundoi Gattuso. /abcnews.al