Kirurgjia e Obezitetit – Mënyra më e shpejtë dhe efikase për rënien nga pesha

schedule11:57 - 9 Nëntor, 2020

schedule 11:57 - 9 Nëntor, 2020

Obeziteti konsiderohet si sëmundje e kohëve moderne duke prekur miliona individë në mbarë botën. Mbipesha dhe obeziteti përkufizohen si akumulim jonormal ose i tepërt I indit dhjamor në trup që mund të dëmtojë shëndetin.

Sipas OBSH-së, Obeziteti, konsiderohet si një problem global i madh kronik shëndetësor tek të rriturit. Shkaku thelbësor i obezitetit dhe mbipeshës është imbalanca energjitike midis kalorive të konsumuara dhe atyre të shpenzuara. Ç’ka është më shqetësese është fakti që Obeziteti është një  problem mjekësor që rrit rrezikun për sëmundje dhe probleme të tjera shëndetësore, të tilla si: sëmundjet e zemrës, diabetin, tensionin e lartë të gjakut dhe disa lloje kanceri.Vlerësohet që Obeziteti ndikon në 30% të rasteve të diagnostikuar me kancer të zorrës së trashë, gjirit, endometrit, veshkës dhe ezofagut.

Cilët persona konsiderohen Obezë?

Ekziston një mënyrë standarte për të përkufizuar mbipeshën dhe obezitetin që është Indeksi i masës trupore (IMT), dhe llogaritet si raporti i peshës së një personi me gjatësinë dhe përkatësisht OBSH i përkufizon mbipeshën & obezitetin si më poshtë:

– Mbipeshë janë personat me IMT më të madhe ose të barabartë me 25; dhe

– Obez janë personat me IMT më të madhe ose të barabartë me 30.

A trajtohet Obeziteti dhe cilat janë mënyrat e trajtimit të tij?

Obeziteti është një çështje shëndetësore komplekse që rezulton si një kombinim shkaqesh dhe faktorësh individual si sjellja dhe gjenetika. Sjelljet mund të përfshijnë aktivitetin fizik, jetën sedentare, zakonet e ushqyerjes, përdorimi i medikamenteve dhe faktorë të tjerë ekspozues.

Aplikimi i ndyshimeve në mënyrën e jetesës ku përfshihen kryesisht ndryshime në dietën ushqimore dhe marrja me aktivitet të rregullt fizik janë hapat e parë që rekomandohen për rënien nga pesha. Por, në rastet kur këta persona dështojnë në përpjekjet e tyre ose kanë komplikacione mjekësore apo predispozitë gjenetike që nuk i lejon të bien nga pesha në mënyrë natyrale atëherë si mënyra më e shpejtë, efikase dhe afatgjatë për rënien nga pesha është trajtimi në rrugë kirurgjikale nëpërmjet Kirurgjisë së Obezitetit (Bariartrike).

Çfarë është Kirurgjia bariartrike (Obezitetit) dhe si funksionon?

Kirurgjia bariatrike është një ndërhyrje kirurgjikale e cila synon rënien në peshë të pacientit në mënyrë të përhershme. Kirurgjia bariatrike aplikohet në personat me IMT 35 kg/m2 të cilët kanë edhe sëmundje shoqëruese si dhe te personat me IMT mbi 40 kg/m2.

Kjo kirurgji konsiston në ngushtimin (kirurgjia restriktive) apo zvogëlimin e stomakut gjë që siguron që pacienti pas kirurgjisë të mos arrijë të konsumojë ushqim në sasi të mëdha dhe si rrjedhim ai/ajo arrin të humbasë peshë në kohë.

Ndër proçedurat standarte dhe më të aplikuara të Kirurgjisë bariatrike janë :

Bypass Gastrik – Nëpërmjet kësaj proçedure stomaku ndahet në dy pjesë duke lënë funksionale vetëm 1/10 e tij. Ndërkohë vëllimi i mbetur i stomakut pas reduktimit lidhet drejtpërdrejtë me zorrën e hollë në një segment të caktuar të saj duke shmangur pjesën përgjegjëse për absorbimin e karbohidrateve dhe yndyrnave.

Unaza Gastrike – Kjo proçedurë konsiston në vendosjen e një unaze e cila ka për qëllim të ngushtojë stomakun duke e ndarë atë në dy pjesë. Kjo unazë pozicionohet në mënyrë të tillë që ndarja e sipërme e stomakut(ndarja e parë) të jetë më e vogël sesa ndarja e poshtme duke kufizuar sasinë e ushqimit që pacienti/ja arrin të konsumojë.

Ngushtimi i stomakut (sleeve surgery) – Është proçedura gjatë së cilës hiqet pjesa më e madhe e stomakut, përkatësisht rreth 80% e tij, me qëllimin e vetëm që pacienti/ja të mos mund të konsumojë të njëjtën sasi ushqimi si më pare.Me zvogëlimin e vëllimit të stomakut ulet edhe sasia e hormonit grelin i cili sinjalizon kur personi është i/e uritur.

Switch Duodenal – Kjo proçedurë është kombinim i dy procedurave dhe përkatësisht “ngushtimit të stomakut” dhe “bypass-it gastrik”. Edhe në këtë proçedurë hiqet definitivisht një pjesë e konsiderueshme e stomakut, dhe njëlloj si me “bypass-in gastik” vëllimi i mbetur i stomakut pas reduktimit lidhet drejtpërdrejtë me zorrën e hollë.

Vlen të theksohet që së fundmi, në strukturat spitalore moderne, Kirurgjia bariatrike realizohet me teknikën kirurgjikale laparoskopike (të mbyllur), teknikë kjo që ofron edhe një sërë avantazhesh për pacientin për faktin që realizohet me prerje shumë të vogla dhe koha e qëndrimit në spital dhe rekuperimit post kirurgjisë është më e shpejtë krahasuar me teknikat kirurgjikale konvencionale.

Kirurgjia bariatrike e realizuar me laparoskopi aplikohet gjerësisht dhe me shumë sukses edhe në Spitalin Hygeianga Prof.Dr.Celep Bahadir, shef i Departamentit të Kirurgjisë së përgjithshme në Spitalin Hygeia. Prof.Celep Bahadir ka nje karrierë profesionale mbi 20 vjeçare dhe gjatë karrierës së tij ka realizuar mbi 1.000 Kirurgji bariartrike.

Prof.dr.Celep Bahadir

Shef i Departamentit të Kirurgjisë së Përgjithshme

Spitali Hygeia: 04 23 90 000