Kirby: Asnjë ndihmë për Ukrainën nëse Kongresi nuk miraton paketën e re

schedule14:42 - 4 Janar, 2024

schedule 14:42 - 4 Janar, 2024

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby tha sot se Shtetet e Bashkuara kanë mbetur pa para pasi kanë ndihmuar Ukrainën dhe se nuk ekziston një shkop magik, nëse Kongresi nuk miraton paketën e re të ndihmës.

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi 250 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën më 27 dhjetor.

Projektligji, i cili përfshin 61.4 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, u bllokua nga republikanët në Senat në fillim të dhjetorit, sepse nuk përmbante masa të rrepta për kufijtë e SHBA-së dhe politikën e imigracionit.

/abcnews.al