Kinezët harrojnë koronavirusin, mijëra pasagjerë dynden në stacionet e trenit

schedule22:06 - 30 Shtator, 2020

schedule 22:06 - 30 Shtator, 2020

Mijëra pasagjerë janë filmuar “të ngjeshur” në një stacion treni në Kinë duke shkelur rregullat e distancimit social, edhe pse vendi u godit rëndë nga pandemia më herët gjatë vitit.

Pamjet e publikuara në media tregojnë stacionin në qytetin Hefei të Kinës lindore të bllokuar nga udhëtarët që qëndronin krah për krah ndërsa prisnin të hynin në ndërtesë të mërkurën, shkruan abcnews.al

Skena të ngjashme u panë në qytete të tjera në të gjithë vendin, përfshirë ish epiqendrën e  COVID-19 Wuhan, ku banorët u mbërthyen në radhë të  gjata  trafiku për orë të tëra.

Dyndjet e njerëzve vijnë në një kohë kur Kina pret të festojë Ditën Kombëtare. Një festë tetë ditore, nga më të ngarkuarat të vendit.

E njohur gjithashtu si Java e Artë e Tetorit, festa kombëtare, e cila ndërthur Ditën Kombëtare të Kinës dhe Festivalin e Mesit të Vjeshtës këtë vit, pritet të shohë një bum turizmi pasi vendi po e merr veten gradualisht nga pasojat e koronavirusit.

Ctrip, një platformë e madhe kineze e rezervimit të udhëtimeve, vlerësoi se më shumë se 600 milion udhëtime do të bëhen gjatë pushimeve tetë-ditore. s.b/abcnews.al/