Kinë, rreth 114,000 njerëz evakuohen për shkak të tajfunit  

schedule09:34 - 5 Shtator, 2023

schedule 09:34 - 5 Shtator, 2023

Rreth 114 mijë persona janë evakuuar për shkak të tajfunit “Haikui”, që goditi provincën juglindore kineze të Fujian, pasi kishte goditur Tajvanin dy ditë më parë.

Tajfuni arriti një shpejtësi maksimale prej 20 metrash në sekondë, pas së cilës u dobësua dhe u shndërrua në një stuhi tropikale.

Shkollat ​​në qytetin Fuzhou pezulluan mësimin dhe meteorologët lëshuan një paralajmërim për shira të dendur.

/abcnews.al