Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i është rikthyer kritikave të ashpra Guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom duke e akuzuar atë për dështimin në mbrojtjen e zbatimit të ligjit dhe qytetarëve nga dhuna nga grupet e protestuesve dhe dhunuesve.
Në një postim në mediat sociale, Trump pretendoi se agjentët federalë, të cilët ai i përshkroi si “patriotë të mëdhenj”, u sulmuan nga “një turmë e padisiplinuar protestuesish”.
Po ashtu Trump tha se guvernatori i shtetit nuk ndërhyri në kohë për t’i mbrojtur.
“Guvernatori i paaftë i Kalifornisë dështoi të ofronte mbrojtje në kohë kur punonjësit tanë u sulmuan”, shkroi presidenti, duke mbyllur reagimin me sloganin e tij të njohur: “Ta bëjmë Amerikën të madhe përsëri”.