Shtetet e Bashkuara po përpiqen të ndërtojnë një version aziatik-paqësor të NATO-s për të ruajtur hegjemoninë e saj në rajon.
Këto deklarata ka bërë gjenerali Jing Jianfeng gjatë një takimi të zhvilluar në Singapori.
Ai reagoi pas komenteve të Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA Lloyd Austin i cili bëri thirrje për një “epokë të re sigurie” për rajonin.
Më herët SHBA ka akuzuar Kinën se po mbështet Rusinë në luftën në Ukrainë, kritika këto të hedhura poshtë nga Pekini.
/abcnews.al/