Kina ndaloi përplasjen bërthamore? Ekspertët lexojnë taktikat e Pekinit: Po kërkon një vend të ri në rendin botëror

schedule21:04 - 5 Korrik, 2023

schedule 21:04 - 5 Korrik, 2023

KINË- Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka marrë qëndrimin e tij duke u shprehur kundër përdorimit të armëve bërthamore. Media prestigjioze ‘Financial Times’ citon burime pranë qeverisë kineze, të cilat deklarojnë se udhëheqësi kinez ia ka bërë të qartë qëndrimin e tij liderit rus Vladimir Putin, gjatë vizitës zyrtare që kreu në Moskë nëq muajin mars të këtij viti.

Burimet, që citon “FT” thonë se Xi Jinping i ka kërkuar Vladimir Putinit që të heqë dorë nga kërcënimet e përdorimit të armëve bërthamore në luftë, duke ia bërë të qartë se Kina është kundër tyre dhe se nuk do ta mbështesë liderin rus.

Kjo temë u diskutua në “Lufta dhe Paqja” në ABC News, ku ekspertët dhanë shpjegimet e tyre se çfarë dëshiron të arrijë Kina me këtë plan të ri në sferën botërore. Kapiteni Artur Meçollari thotë se Kina është distancvuar me Rusinë, dhe analizën e vijon si më poshtë:

“Kina ka marrë një pozicion tjetër në lidhje me palët. Ajo ka deklaruar integritetin e Ukrainës, sipas 1991. Jemi në një pozicion, që Kina është distancuar nga Rusia dhe po kërkon kredenciale për të marrë një meritë që mund at marrin, që është përmbyllja e negociatave”, tha ai.

Kurse Dritan Demiraj, u shpreh se Kina dhe Rusia prej vitesh kanë keqkuptime dhe përplasje, por kjo është mbajtur e fshehtë nga dy liderët e tyre. Ai shtoi se e keqja e madhe Rusisë nuk i vjen nga SHBA dhe BE, por nga Kina.

“Prej vitesh mes Rusisë dhe kinës, kanë pasur keqkuptime dhe përplasje, por të cilat me urdhrat e dy liderëve janë mbajtur në nivele të brendshme. Kërcënimi më i madh Rusisë, nuk i vjen nga SHBA dhe BE, por i vjen nga Kina. Kina kërkon një vend të ri në rendin botëror, jo vetëm në ekonomi, por edhe në sfondin ushtarak dhe diplomatik”,  tha ai./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!