Kina kërkon bashkëpunim në luftën kundër COVID-19, Trump: Jeni përgjegjës

schedule21:42 - 22 Shtator, 2020

schedule 21:42 - 22 Shtator, 2020

Presidenti amerikan, Donald Trump “sulmoi” Kinën duke e akuzuar atë si përgjegjëse, për pandeminë e koronavirusit.

Por nga ana tjetër, Pekini ka reaguar menjëherë duke hedhur poshtë akuzat për të cilat thekson, se janë të pabaza.

Gjithashtu Trump akuzoi Pekinin se po bëhet shkaktar për ndotjen e oqeaneve me plastikë, ndërsa nuk ngurron ta bëjë atë përgjegjëse edhe për ndotjen e ajrit.

Nga ana tjetër Pekini ka deklaruar: Bota nuk duhet të bjerë në grackën e përplasjes së civilizimeve dhe duhet t’i thotë jo unilateralizmit dhe proteksionizmit. Duhet të përballet me sfidat e globalizimit apo të hendekut të pasurisë”.;i.k/abcnews.al/