Kina i përgjigjet Trump/Mohon akuzat për furnizim me naftë të Penianit

schedule12:17 - 29 Dhjetor, 2017

schedule 12:17 - 29 Dhjetor, 2017

Pekini ka reaguar pas deklaratave të ashpra të Presidentit Trump që dënonin furnizimin e Koresë së Veriut me naftë nga Kina, në kundërshtim me sanksionet e miratuara nga OKB për Penianin edhe me votën e Kinës. Ministri i Jashtëm Kinez deklaroi se Pekini kurrë nuk do lejonte që kompanitë që operojnë në vendin e tij të “shkelin rezolutat e OKB-së”.

Reagimi i ashper i presidentit Trump erdhi pasi një të përditshme koreano -Jugore tregoi pamje të furnizimit me naftë të çisternave koreano veriore në ujërat ndërkombëtare mes Koresë së Veriut dhe Kinës.

Por Ministri i Jashtëm Kinez theksoi ne reagimin e tij se përdorimi i mediave për të krijuar polemika nuk kontribuon në forcimin e besimit dhe bashkëpunimit reciprok. Ai shtoi se publikimet nga gazeta e Koresë së Jugut, nuk janë reale. Kryediplomati kinez  shpjegoi se anijet korano-veriore nuk kanë qendruar  në portet kineze që ne  gusht te ketij viti. “Nëse do të konstatohet shkelje, Pekini do të do marrë masa në përputhje me ligjin- përfundoi ministri.

Trump, një ditë më parë, përmes një mesazhi në Tuiter akuzoi Pekinin se ishte kapur në flagrancë duke thyer embargon. Sipas kreut të shtëpisë së Bardhë, nuk do ketë kurrë një zgjidhje miqësore për problemin e Koresë së Veriut, nëse kjo do të vazhdojë të ndodhë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!