Kim: Shqiptarët nuk mund të mjaftohen me 100 euro, duhet të vlerësojnë votën e tyre

schedule21:10 - 23 Mars, 2021

schedule 21:10 - 23 Mars, 2021

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim në një intervistë për ABC  ka komentuar çështjen e shumëpërfolur të blerjes së votës në vendin tonë.

Kim në intevistën e saj për gazetaren Esiona Konomi është shprehur se qytetarët shqiptarë duhet të dinë vlerën e votës dhe të mendojnë të ardhmen e fëmijëve para Iphonit të përdorur dhe 100 eurove që mund të marrin në një moment.

“Dhe votuesit shqiptarë duhet të marrin vendimin këtu dhe duhet ta bëjnë të qartë pozicionimin e tyre. Ajo që dëgjoj këtu është blerja e votave dhe mendoj që votuesit shqiptarë duhet të vendosin. A është krenaria ime, dinjiteti im, e ardhmja e fëmijëve të mi? A ja vlen që të marr një celular IPHONE të përdor, a ja vlen për 100 euro? A ja vlen kjo gjë për ofendimin që dikush mund të të thotë se mund të të blejë votën tënde? Mund të blejë jetën tënde?

Nuk mendoj që është kështu. Dhe arsyeja pse kam ardhur në Shkodër, është sepse ky vend ka një histori shumë të vecantë. Është një vend i njerëzve të fortë. Me një ndjesi të fortë krenarie. Dhe mendoj që kur njerëzit mbajnë mend se kush janë, ata kanë për të bërë gjënë e duhur në zgjedhje”, ka thënë Kim.e.su./abcnews.al