Kim monitoron procesin në Shkodër: Çdo qytetar të votojë i lirë dhe larg çdo ndërhyrje

schedule09:14 - 25 Prill, 2021

schedule 09:14 - 25 Prill, 2021

Ka nisur në orët e para të mëngjesit votimi në 12 qarqet e Shqipërisë.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ndodhet në qytetin e Shkodrës ku edhe po ndjek nga afër procesin zgjedhor.

Në një komunikim për mediat ambasadorja ritheksoi se SHBA nuk mbështet asnjë kandidat apo parti, duke shtuar se shqiptarët duhet të shkojnë drejt kutive të votimit të lirë dhe larg çdo lloj ndërhyrjeje.

“ Pata mundësi të shihja se si numri i kartës nuk doli përmes sistemit, por kishte një plan zëvendësues i cili menjëherë u vu në veprim. Ashtu sikurse e kam thënë, SHBA nuk mbështet asnjë parti politike apo kandidat të caktuar. Ne mbështesim të drejtën e shqiptarëve për të votuar. Shpresojmë që çdo qytetar shqiptar të ketë mundësinë të shkoj të votojë i lirë dhe larg çdo lloj ndërhyrjeje. Kjo është dita juaj”, tha Yuri Kim.

Ndërkohë deri më tani kanë shprehur vullnetin e votës, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, Presidenti i Republikës Ilir Meta, si edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Gjithashtu kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka votuar në qendrën e votimit kopshti nr. 31, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!