Kim Mehmeti nderohet me çmimin e Karrierës

schedule14:26 - 17 Nëntor, 2018

schedule 14:26 - 17 Nëntor, 2018

Juria e panairit të 21-të të Librit “Tirana 2018”, ka nderuar me çmimin e Karrierës shkrimtarin Kim Mehmetin, për romanin “Pusi”. Ndërsa çmimi i Krijimtarisë më të Mirë të vitit shkoi për Brajan Sukaj me romanin “Ciklopi”, ndërsa çmimi për përkthimin më të mirë, Donika Omarit për romanin “Nga ana e princeshës së vdekur”.

Ndërsa poeti Zef Skiro Di Maxho ka fituar çmimin special për “Poema Arbëreshe”. Kurse çmimin për shqipërim të veprës nga frëngjishtja e fitoi Ilia Lëngu, për veprën Albert Kamy e “Të drejtët”. Ndërsa  me çmimet inkurajues, u nderuan  dy shkrimtarë, Iva Nikolli dhe Flogerta Krypi, për veprat “Vetëm për ty” dhe “Gjithçka rreth asgjësë”.

Përzgjedhja e këtyre veprave nga juria u bë nga 131 vepra, pjesmarrëse në këtë edicion ku duhet theksuar  fakti se kishte përpjestim të drejtë 50 për qind autorë shqiptarë dhe 50 për qind autorë të huaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!