Kim-homologut të emëruar në Kosovë: Mirë se erdhe në lagje Jeff!

schedule13:56 - 10 Janar, 2022

schedule 13:56 - 10 Janar, 2022

Ambasadorja amerikane Yuri Kim i ka uruar mirëseardhjen “në lagje”, ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier. Diplomati amerikan Hovenier ka marrë sot zyrtarisht detyrën në Kosovë.

Hovenier, i cili luajti një rol në negociatat që përfundimisht çuan në shpalljen e pavarësisë së Kosovës, u emërua në këtë post nga presidenti Joe Biden në korrik 2021 dhe u konfirmua unanimisht nga Senati i SHBA-së më 18 nëntor.

Përveç Kosovës dhe Turqisë, Hovenier ka shërbyer edhe në Gjermani, Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai, Peru, Serbi dhe Mal të Zi. Ai flet gjermanisht, greqisht, kroatisht dhe spanjisht dhe ka marrë çmime të shumta, duke përfshirë disa nga qeveria e Kosovës.

Në qershor të vitit 2018, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e dekoroi diplomatin Hovenier me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë. Kjo është hera e parë që Hovenier shërben si ambasador i SHBA-së. /abcnews.al/