Kim bisedë me KLGJ e GJL: SHBA do vijojë ta mbështesë implementimin e Reformës në Drejtësi

schedule14:50 - 29 Korrik, 2020

schedule 14:50 - 29 Korrik, 2020

Prezantimi i “Udhërrëfyesit për funksionimin e Gjykatës së Lartë” ishte qëllimi i takimit të organizuar nga projekti Justice for All (USAID), EURALIUS V, Këshillit të Lartë Gjyqësor me pjesëmarrje të drejtuesve të KLGJ, Gjykatës së Lartë si edhe Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, Ambasadorit të Delegacionit Evropian Z. Luigi Soreca, etj.

Gjatë bisedës virtuale, diplomatja amerikane është shprehur se SHBA do të vijojë që ta mbështesë fort implementimin e Reformës në Drejtësi.

Në një postim të sajin në Twitter, Yuri Kim shkruan:

“E lumtur që dëgjoj planin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Gjykatës së Lartë për zvogëlimin e çështjeve të lëndëve të para dhe arritjen e funksionalitetit të plotë të Gjykatës së Lartë para fundit të vitit 2020. Kjo është ajo që shqiptarët meritojnë dhe kërkohet për të ardhmen europiane. SHBA do vijojë ta mbështesë fort implementimin e Reformës në Drejtësi gur mbi gur…” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!