“Killeri” grek: Nuk e kam vrarë Devi Kasmin/I habitur me arrestimin

schedule15:00 - 3 Shkurt, 2018

schedule 15:00 - 3 Shkurt, 2018

Shtetasi grek i arrestuar si ekzekutori i Devi Kasmit ka mohuar çdo lidhje të tij me vrasjen. ABC News ka mësuar se në momentet e para pas prangosjes ka shprehur habi për arrestimin, duke pretenduar se kishte ardhur për qejf në Shqipëri. Ish-speciali i policisë greke u identifikua pas përputhjes së përshkrimit fizik të Mario Meshinit dhe pamjeve të sigurisë të palestrës së viktimës.

Efthymiou Efthymious, shtetasi grek i arrestuar nga operacioni policor “Enigma” si personi që shkrepi armën drejt Devi Kasmit, ka mohuar të jetë autor i vrasjes.

Burime policore konfirmuan për “ABC News” se në momentet e para pas prangosjes 41 vjeçari grek nuk ka pranuar të jetë përfshirë në ekzekutimin mafioz.

“Jam shumë i habitur me këtë arrestim. Unë nuk kam asnjë lidhje me vrasjen”, mësohet të jetë shprehur ai.

Sipas burimeve, ish-efektivi i forcave speciale policore të vendit fqinj, ka pranuar njohjen vetëm me një nga të bashkëarretstuarit. “Kam disa ditë në Shqipëri. Kam ardhur për qef dhe kam qëndruar tek shtëpia ku më arrestuan”, kanë qenë thëniet e para të tij.

Por për hetuesit, Efthymious është ekzekutori i Devi Kasmit mbrëmjen e 29 janarit në një rrugicë pranë Pediatrisë.

Indiciet e para që çuan në identifikimin e tij ishin përshkrimi fizik i dhënë nga ana e Mario Meshinit, dëshmitar okular i vrasjes dhe njëkohësisht i dyshuar si i përfshirë në të. Në vijim hetuesit konstatuan se pak ditë pas ngjarjes, një person më te njëjtat karakteristika fizike kishte debatuar me Kasmin në ambientet e palestrës në pronësi të tij në kryeqytet. Veprimet e tjera hetimore dhe operative çuan policinë në identifikimin e vendodhjes së tij dhe më tej të gjithë personave të tjerë, të dyshuar si anëtarë të një grupi kriminal vrasësish me pagesë.

Gjatë operacionit të koduar “Enigma” u arrestuan katër persona që në role të ndryshme dyshohet të jenë përfshirë në vrasjen e Devi Kasmit. Ndërkohë është shpallur në kërkim Aurel Hoxhallari, i pretenduar si organizator i këtrij grupimi kriminal. Kontrolli policor në banesën e tij në zonën mes Mzezit dhe Yzberishtit zbuloi një arsenal armatimi, mes të cilave snaiper, mina me telekomande dhe antitank.

 

TE ARRESTUAR

Elton Halipaj, 36 vjeç, lindur  në Skrapar e banues në Tiranë

Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, lindur e banues Arta Greqi

Malvin Dinellari, 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë

Elton Hoxhallari, 36 vjeç, lindur  e banues në Tiranë

 

NE KERKIM

Aurel (Altin) Hoxhallari, 41 vjeç, lindur e banues Tiranë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!