E ka nisur karrierën e saj mes shumë vështirësive, por pas një seri përpjekjesh ia ka arritur të njihet në të gjithë botën. Bëhet fjalë për artisten serbe Kika, eksperte e “BADI PEINTING”, emri i së cilës ka arritur deri në Hollywood.
Kjo është Kika nga qyteti i vogël i Smederevës, e njohur për grafitë dhe punë të tjera të dekorimit. Për tu bërë e famshme në botë nuk I është dashur të shkoj as në kryeqytetin e Serbisë. Ajo bën body painting ose grim mbi trupin dhe ilisione. Artisten nga Serbia që nuk ka kryer universitetin e artit e njohin në tërë botën. Ajo kishte filluar me një video në rrjetet sociale për të bërë miliona klikime. Para kësaj ka lyer mure dhe ka punuar fytyrat e fëmijëve për ditëlindje. Është nënë e dy kalamajve dhe tani jeton nga puna e saj.
Mirjana “Kika” Millosheviç, artiste: “Pasi kam grimuar fytyrat e fëmijëve kam menduar se mund të rrij dhe ta bëj këtë punë pasi ngjyrat këtu nuk ishin aq të rënda se sa shkallët e drurit që bartja për dhoma. Por, pas një viti nuk kam qenë shumë e lumtur. Pas një video kam marrë 40 milionë klikime për një ditë dhe ka qenë befasi”.
Këto punë ka bërë që ajo të gjej vend në shumë emisione në shtete të ndryshme e deri tek ftesat për në Hollywood ku edhe ka qenë. Një formë e re e artit ia ka mundësuar internet. Shumë thotë se mendojnë që jeton në Amerikë pasi punon shumë jashtë. Yje të ndryshme dinë për të sic është edhe Will Smith.
Mirjana “Kika” Millosheviç, artiste: “Prindërit e mi nuk kanë mundur të më çojnë në shkollën e artit për shkak të financave dhe unë jam munduar shumë që të jetoj nga puna që e dua, e që këtu në Serbi është gjë e vështirë. Por, tani më është shpaguar dhe nuk do ta ndërroja me asgjë”.
Artistja nga Serbia bën video në platforma të ndryshme duke përdorur grimin e thjesht. Figura të ndryshme, video promocionale e shumë klikime I ka sjellë kjo punë. Thotë se në Ballkan ka shumë talente, por që nuk mbështeten. Beson se njerëzit nga qytetet e vogla mund të bëjnë shumë para se të zgjedhin Amerikën për të jetuar atje, pavarësisht se gjithçka këtu shkon me shumë fat./ABC News Albania 24/7