Kievi në luftë, ukrainasit e armatosur verifikojnë këdo që lëviz, çfarë ndodhi me ekipin e ABC

schedule16:01 - 5 Mars, 2022

schedule 16:01 - 5 Mars, 2022

Raportimi në zona lufte është gjithnjë i vështirë për gazetarët, të cilëve iu duhet të përballen me shumë rreziqe dhe të papritura. Ekipi i ABC me gazetarin Taulant Kopliku dhe operatorin Ardian Kamberi ndodhen aktualisht në Kiev, nga ku edhe po raportojnë që prej mbrëmjes së djeshme.

Lexo edhe: VIDEO/ “Si skena filmi” ABC niset drejt Kievit, mijëra makina largohen nga kryeqyteti: Rruga që po ndjekim për të shmangur rusët

Mësohet se gjatë mëngjesit të sotëm, ashtu edhe si shumë kolegë nga televizionet e tjera, ekipit të ABC iu desh të qendronte 45 minuta në një pikë karburanti në periferi të Kievit deri sa aktivistë të armatosur të ushtrisë së Ukrainës bënë verifikimet përkatëse duke u bindur se ishin gazetarë dhe ndodheshin aty për të raportuar dhe asgjë tjetër.

Ngjarja

Ekipi i ABC ndaloi në një pikë karburanti në periferi të Kievit dhe operatori filloi të merrte planet që do t’i përdorte për mbulim dhe kronika. Në këtë moment, pronari i karburantit njofton me telefon ekipet e vullnetarëve të armatosur për të ardhur që të bënin verifikimin e ekipit të ABC për të hequr çdo dyshim ndaj tyre. Për çështyje minutash në vendin e ngjarjes, siç raporton gazetari Taulant Kopliku, mbërritën vullnetarë të armatosur si edhe vetë policia, të gjithë të armatosur duke i mbajtur aty për 45 minuta.

Ukrainasit e pyetën ekipin e ABC se përse ndodheshin në Kiev duke marrë përgjigje se ishin aty për të raportuar mbi luftën që po ndodhte. Pasi u bindën, vullnëtarët ukrainas të armatosur si edhe policia e lanë të lirë ekipin e ABC për të vijuar punën e tyre.

Lexo edhe: Ekipi i ABC në Stryi të Ukrainës: Rrugët të boshatisura, gratë bëjnë rrjeta kamuflazhi për luftë

Vetëm nëj ditë më parë, ekipi i Sky News u qëllua me breshëri nga ushtarët rusë në Kiev, ndërsa një ekip gazetarët italianë u mbajtën për ditë të tëra nga forcat ukrainase deri sa u bindën që nuk ishin spiunë të Rusisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!