Abdul Basit Khalid la në verë Prishtinën dhe u transferua te Teuta, ku ende nuk ka shënuar asnjë gol në kampionat. Normalisht edhe në media nuk ka qenë prezent, përveçse kur trajneri Bledi Shkëmbi është pyetur për krizën e golave që ai po kalon së bashku me Darko Nikac.
Të dy sulmuesit kanë folur së fundmi, pas tërmetit që goditi Durrësin para tre ditësh. Sulmuesi ganez tregon momentin e vështirë që kaloi. “Tërmetin sigurisht që e kam ndjerë dhe më ka tronditur, mirëpo unë fatmirësisht nuk jam lënduar”, tregon fillimisht Khalid për “Gazetaolle.com”.
Më pas ai shton: “Atë mbrëmje, unë dola me shpejtësi pas tërmetit dhe më pas qëndrova jashtë. Kam qëndruar vazhdimisht me shokët e skuadrës. Ditët e fundit nuk i kam kaluar në Durrës, pasi tërmetet kanë qenë të njëpasnjëshme”. /abcnews.al