KFOR-i zhvillon stërvitje rutinë ushtarake në perëndim të Kosovës

schedule09:55 - 3 Korrik, 2023

schedule 09:55 - 3 Korrik, 2023

Trupat e KFOR-it të komandës rajonale Perëndimi (RC-W),  kanë njoftuar se duke filluar nga data 4 korrik deri më 6 korrik do të zhvillojnë një stërvitje ushtarake në pjesën perëndimore të Kosovës.

Në media shkruhet se aktiviteti stërvitor do të kryhet nga kontingjenti shumëkombësh RC-Ë dhe do të përmirësojë gatishmërinë dhe përgatitjen e njësive.

Ushtarët dhe automjetet e KFOR-it do të vendosen në komunat e Istogut, Shtërpcës, Mamushës, Deçanit, Gjakovës, Dragashit, Hanit të Elezit dhe Kaçanikut. Aktivitetet stërvitore do të përfshijnë lëvizje tokësore ditën dhe natën, si dh fluturime me helikopterë mbi komunat e Gjakovës, Shtërpcës dhe Mamushës”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Ndër të tjera mësohet se karvanët e mjeteve të rënda do të kalojnë tranzit përgjatë rrugëve kryesore dhe dytësore brenda rajonit.

“KFOR-i kryen ushtrime të tilla rutinë për qëllime provash dhe trajnimi për të ofruar një përgjigje në kohë dhe të sigurt. KFOR-i kërkon të sigurojë ndikim minimal në popullatën civile dhe të kufizojë çdo ndërprerje të aktiviteteve komerciale. KFOR-i është i përqendruar çdo ditë në zbatimin e mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes, në të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!