Kevin De Bruyne i pari, Manchester City zgjedh dy yjet e tjerë për të rinovuar

schedule13:39 - 8 Prill, 2021

schedule 13:39 - 8 Prill, 2021

Kevin De Bruyne rinovoi me Manchester City dhe kjo ishte vetëm lëvizja e parë, pasi kryesuesit e Premier League i kanë idetë e qarta dhe tani po tentojnë të zgjatin marrëveshjet e bashkëpunimit me dy sulmuesi anësorë, Raheem Sterling dhe Phil Foden.

I pari është ndarë nga menaxheri Aidy Ward dhe nuk do të jetë fort e lehtë për ta bindur. Sterling është nën kontratë deri në verën e vitit 2023 dhe nga ana tjetër edhe City mund të presë.

Me Foden çështja e rinovimit duket një mision i lehtë. I riu, pjesë edhe e kombëtares së Anglisë, ka kontratë edhe tre vite. Atij pritet t’i propozohet rritje rroge dhe me siguri do të pranojë, normalisht edhe me një zgjatje të kontratës. /abcnews.al