“Këtu vlerësohesh pak!”, Luftëtarit i ikën edhe një

schedule14:57 - 21 Shtator, 2019

schedule 14:57 - 21 Shtator, 2019

Luftëtari ka pasur shumë lëvizje në dalje gjatë verës, kryesisht lojtarë. Së fundmi është larguar edhe fizioterapisti Juxhin Korbeci, i cili ka postuar edhe një mesazh në llogarinë e tij në “Facebook”. Në ato çka shkruan ai vë në dukje mungesën e vlerësimit për ata që punojnë, ndërkohë që ka edhe falënderime për ata me të cilët ka bashkëpunuar në dy vitet që ka qenë pjesë e bluzinjve.

“Merr fund një eksperiencë plot gëzime, trishtime, mund, djersë, sakrifica. Falënderoj nga zemra çdo pjesëtar “klasa punëtore” të ekipit Luftëtari, pasi japin shumë për këtë ekip dhe vlerësohen shumë pak në të dyja drejtimet, si morale ashtu dhe monetare.

Falënderoj të gjithë lojtarët dhe trajnerët që nga 2017 e në vazhdim, pasi respekti dhe bashkëpunimi ka qenë reciprok dhe maksimal. Ju vlerësoj shumë. S’dua të përmend emra, pasi janë me të vërtetë shumë. Keni qenë për mua një familje e dytë.

Do jem tifozi juaj i parë, që do ju mbështes jo nga shkallët e stadiumit, por nga autoambulanca. Ju dua shumë. Do më mungoni!”, shkruan Korbeci. /abcnews.al