Këto ushqime mund t’i “shtojnë” vite lëkurës tuaj

schedule22:45 - 3 Maj, 2022

schedule 22:45 - 3 Maj, 2022

Zgjedhjet tona dietike kanë një ndikim të rëndësishëm si në shëndetin e trupit ashtu edhe në pamjen tonë. Lëkura dhe flokët tanë ndikohen ndjeshëm nga ushqimet që hamë. Por a e dini se ka ushqime që i “shtojnë” vite lëkurës dhe na bëjnë të dukemi më të vjetër se sa jemi në të vërtetë?

Sheqeri

Trupi ka nevojë për një sasi të caktuar sheqeri për të funksionuar, por shumë sheqer ka efekte negative. Shumë studime kanë treguar se sheqeri mund të dëmtojë trurin, duke rritur prodhimin e radikalëve të lira dhe duke kontribuar në zhvillimin e kancerit. Ai gjithashtu ndikon në sistemin tonë imunitar dhe shkatërron elastinën dhe kolagjenin, proteina që sigurojnë lëkurë të fortë dhe elastike.

Kripa

Kripa rrit presionin e gjakut, ndërsa konsumimi i tepërt e detyron trupin të mbajë lëngje. Kjo nga ana tjetër e bën të vështirë rrjedhjen e gjakut nëpër arterie. Rritja e presionit të gjakut mund të çojë në probleme me zemrën. Ashtu si sheqeri, kripa gjendet në sasi të mëdha në shumë nga ushqimet e gatshme që konsumojmë. Konsumimi i tepërt i kripës mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur, të dobët dhe të shtoni peshë.

Yndyrnat trans

Këto janë vajra bimore që shndërrohen artificialisht në formë të ngurtë dhe përdoren në ushqime të përpunuara për të përmirësuar strukturën dhe shijen e tyre. Efekti më i keq i konsumimit të tepërt të yndyrës trans është shtimi i peshës. Kilet e tepërta bëjnë që të gjitha organet tuaja të punojnë më shumë se normalisht për të funksionuar siç duhet dhe për të siguruar gjakun me të gjitha vitaminat dhe mineralet e nevojshme për trupin.

Trupi është në një gjendje të vazhdueshme rinovimi dhe “riparimi”, por pesha e shtuar trupore e vonon në masë të madhe këtë proces dhe ju bën të dukeni më të vjetër se sa jeni /abcnews.al