“Është një takim me rininë, është një rrugëtim që nis me rininë për të shkuar drejt zgjidhjeve dhe padyshim drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe lokale në të njëtën ditë”. Këtë deklaroi pas takimit me të rinjtë në Vlorë kryedemokrati Lulzim Basha për gazetarët.
Sipas tij ndryshimi vjen vetëm përmes votës qytetare.
“Jo vetëm sipas meje sipas shumicës së shqiptarëve, nuk dëgjoj njeri që të thotë ka zgjidhje tjetër, Të gjithë duan ndryshim dhe ndryshimi vjen prej votës qytetare”.
I pyetur se kur i parashikon zgjedhjet e parakohshme, Basha tha se nuk ka për detyrë të parashikojë por të bëjë çështë e mundur për ndryshimin.
“Detyra ime nuk është të parashikojë, por të bëjë gjithçka ç’është e mundur që të sjellim sa më shpejt ndryshimin pozitiv se kështu siç e shikoni vetë nuk shtyhet më”.
Basha tha gjithashtu se ka propozime për reformën zgjedhor edhe opozita ka qëndrimet e saj. /abcnews.al