Këshilli Kombëtar i PD pro vendimit për djegien e mandateve

schedule17:46 - 20 Shkurt, 2019

schedule 17:46 - 20 Shkurt, 2019

“Këshilli kombëtar i Partisë Demokratike miratoi unanimisht vendimin e kryesisë së kësaj selie për djegien e mandateve të deputetëve të Partisë Demokratike”.

Mbledhja zgjati vetëm pak minuta. Në drejtimin e kreut të tij, Këshilli Kombëtar demokrat iu përgjigj kërkesës së kryetarit të Partisë Lulzim Basha, dhe thirrjeve të mbështetësve të kësaj force politike, të mbledhur përpara selisë blu. Në fund, lajmin ua tha vetë.

Kam nderin dhe privilegjin t’ju bëj të ditur vendimin unanim të Këshillit Kombëtar të PD-së për djegien e mandateve parlamentare me efekt të menjëhershëm. Në këtë 20 Shkurt të vitit 2019 , 28 vite pas rrëzimit të diktaturës më të egër që ka përjetuar Europa, shqiptarët të bashkuar si asnjëherë do të kenë në krah të tyre PD. Njerëzit tanë do të jenë në krah të qytetarëve, si qytetarë të thjeshtë që kurrë më të mos vendoset një regjim diktatorial dhe që Kushtetuta dhe zgjedhjet të mos shkelen siç ka ndodhur në këto 5 vite. Që parlamenti të mos jetë strofull e krimit dhe korrupsionit, por tempull i demokracisë.

Ne synojmë të çojmë deri në fund betejën tonë për vlerat evropiane. Vendimi i marrë sot është vetëm fillimi i një beteje. E di se këtë betejë të madhe do ta fitojmë të gjithë së bashku për Shqipërinë, për Europën, për Amerikën, për të sotmen, për të nesërmen dhe të ardhmen e këtij vendi.

Deputetët kanë firmosur dokumentin përmes së cilit heqin dorë nga mandati i deputetit, duke vlerësuar si të pamundur vijimin e punës ën Kuvendin e Shqipërisë.. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!