Ushtria izraelite goditi pjesë të Gazës veriore dhe jugore të martën , pavarësisht se Këshilli i Sigurimit i OKB-së bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në enklavën palestineze një ditë më parë.
Spitali Al Amal në qytetin jugor të Khan Younis u vu “jashtë shërbimit” kur trupat izraelite detyruan punonjësit shëndetësorë të evakuoheshin, pasi Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) rrethuan objektin në fillim të këtij muaji, sipas Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, shkruan CNN.
IDF tha se “trupat e saj po operojnë në zonën e Al Amal në Khan Yunis” në Gazën jugore.
Më në veri, forcat izraelite “po vazhdojnë të kryejnë aktivitet të saktë operacional në Spitalin Shifa në qytetin e Gazës”, shtoi IDF.
Grupet e të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar se Izraeli ka imponuar “sulme pa dallim dhe disproporcion” në Gaza./abcnews.al

