Këshilli i Legjislacionit vendos shqyrtimin e tre vendimeve të Gjykatës Kushtetueses

schedule16:58 - 30 Janar, 2018

schedule 16:58 - 30 Janar, 2018

Këshilli i Legjislacionit u mblodh për herë të dytë për të vendosur shqyrtimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese që prekin ligjet e Reformës në Drejtësi.
Pas një debati të përsëritur nga mbledhja e mëparshme, Këshilli vendosi shqyrtimin e tre vendimeve të Gjykatës Kushtetuese që prekin ligjin për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë dhe atë për statusin e magjistratëve.
Nga dy ekspertë do të angazhojë seicila palë politike për shqyrtimin e tyre. Mbledhja e radhës u përcaktua për javën e ardhshme, ku anëtarët do të vendosin edhe kalendarin e punimeve bazuar në këto vendime të Gjykatës Kushtetuese.
Këshilli pa anëtare të re zëvendësuese, Vasilika Hysin të zinte karrigen e ish-ministrit Saimir Tahiri, anëtar i Këshillit nga mazhoranca, por i përjashtuar nga grupi parlamentar socialist. I njëjti zëvendësim nuk erdhi për Bashkim Finon, i dorëhequr nga i njëjti grup parlamentar që Tahirin e zëvendësoi në Këshill./abcnews.al