Këshilli Evropian: Kur do e diskutojë aplikimin e Ukrainës në BE

schedule14:28 - 7 Mars, 2022

schedule 14:28 - 7 Mars, 2022

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të diskutojnë kërkesën e Ukrainës për t’u bashkuar me bllokun 27-vendesh në ditët në vijim. Lajmi u dha nga kryetari i samiteve të BE-së Charles Michel në një postim në Twitter të hënën.

“Solidariteti, miqësia dhe ndihma e paprecedentë e BE-së për Ukrainën janë të palëkundura. Ne do të diskutojmë kërkesën për anëtarësim të Ukrainës në ditët në vijim”, tha ai.

Lexoni KËTU të gjitha zhvillimet e sotme mbi luftën në Ukrainë

Udhëheqësit e BE-së janë planifikuar të diskutojnë luftën në Ukrainë dhe ofertën e vendit për t’u bashkuar me BE-në në një samit jozyrtar në Paris të enjten./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!