Këshilli Bashkiak i Tiranës vendos: Taksa e pronës në faturën e ujit

schedule15:15 - 7 Qershor, 2018

schedule 15:15 - 7 Qershor, 2018

Qytetarët në Tiranë taksën e pronës do të vijojnë ta paguajnë në faturën e ujit, ndonëse në rang kombëtar qeveria ende nuk ka vendosur se cili do të jetë autoriteti që do ta mbledhë atë. Këshilli Bashkiak i kryeqytetit vendosi që të mos e ndryshojë deri në një vendimmarrje të dytë.

Opozita braktisi  mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Tirane pasi gjashtë këshilltarët e mazhorancës me mandat të shpallur të pavlefshëm gjykata ishin në sallë.

Sipas opozitës çdo vendim i marrë në Këshillë me votat e këtyre gjashtë këshilltareve është i pavlefshëm. I tillë është edhe ai për të rritur çmimin e ujit. Për të anulluar këshilltarët e djathtë treguan se kanë dërguar padi në Gjykatën e Tiranës.

Të vetmit që paguajnë taska më të larta në Tiranë po thoshte kryebashkiaku Erion Veliaj në sallën e mbledhjes janë ndërtuesit.

Ndërsa taksën e pronës banorët e kryeqytetit do të vijojnë ta paguajnë në faturën e ujit derisa qeveria  të vendosë autoritetin që do ta mbledhë ate në rang kombëtar.

Këshilli Bashkiak miratoi këtë, ndërsa vendosi të rrisë pagat për edukatoret e çerdheve dhe kopshteve në Tiranë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!