Këshilli bashkiak socialist ka përgatitur një padi për kryetaren në detyrë të Shkodrës, Voltana Ademin.
Mësohet se objekti që propozohet për çeljen e procesit është ai i kundërshtimit të vendimit të kryetares së bashkisë për “Miratimin e pasqyrave financiare të vitit 2018 të shoqërisë Klubi i futbollit sh.a Vllaznia” si dhe “Për zëvendësimin dhe emërimin e anëtarëve të këshillit mbikqyrës të shoqerisë.
Gjithashtu padia është edhe kundër mosveprimit të administratorit të KF Vllaznia i cili nuk ka depozituar pranë QKB aktet e ligjshme të marra nga këshilli bashkiak në cilësinë e asamblesë së përgjithshme. /abcnews.al