Këshilli Bashkiak i Minneapolis premton shpërbërjen e Departamentit të Policisë

schedule11:36 - 8 Qershor, 2020

schedule 11:36 - 8 Qershor, 2020

Nëntë anëtarë  të Këshillit të Qytetit të Minneapolis u zotuan të dielën që do të shpërbëjnë Departamentin e Policisë së qytetit, duke premtuar se do të krijojnë një sistem të ri të sigurisë publike në një qytet ku zbatimi i ligjit është akuzuar prej kohësh për racizëm.

Pasi sistemi aktual i policisë i qytetit nuk mund të reformohej, anëtarët e këshillit u mblodhën  dhe nënshkruan një zotim për të filluar procesin e shpërbërjes  së Departamentit të Policisë.

Për aktivistët që presin me vite të tëra për ndryshime drastike të policisë, masa përfaqësonte një pikë kthese për të cilën shpresonin se do të çonte në një transformim të plotë të sigurisë publike në qytet.

“Nuk duhej të kishte kaq shumë viktima për të arritur këtu,” tha Kandace Montgomery , drejtori i Black Vision. “Ne jemi më të sigurt pa patrullime të armatosura, të mbështetura nga shteti që qëllon  njerëzit me ngjyrë”

Premtimi në Minneapolis, ku George Floyd vdiq 13 ditë më parë pasi një oficer i policisë së bardhë i vendosi gjurin në qafën e tij,  ndikoi tek thirrjet në të gjithë Amerikën për të riformuar  plotësisht policinë.

Anëtarët e këshillit thanë të  dielën se ata nuk kishin plane specifike për të njoftuar se si do të ishte një sistem i ri i sigurisë publike për qytetin. Ata premtuan të zhvillojnë plane duke punuar me komunitetin dhe thanë se do të mbështeten në studimet e kaluara,  për reformat e policisë në të gjithë vendin dhe botën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!