Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Kërkonin lirinë, Apeli lë në burg rusët dhe ukrainasin e akuzuar për spiunazh

schedule16:07 - 20 Shtator, 2022

schedule 16:07 - 20 Shtator, 2022

Gjykata e Apelit ka lënë në burg dy rusët dhe ukrainasin që tentuan të hynin në uzinën e Gramshit.

Dy rusët, Mikhail Zorin e Zvetlana Timofeeva si dhe ukrainasi Fedis Alpatov sulmuan rojet në uzinën e Gramshit dhe janë të akuzuar pë spiunnazh. Ata kanë dalë sot para gjykatës, duke kërkuar lehtësim të masës së sigurisë, pasi ishin lënë në masën “arrest në burg” nga shkalla e parë.



Gazetari i ABC Leonidha Musai, raportoi më herët se ukrainasi, Fedis Albatov është përlotur para trupit gjykues. Ai pretendonte se nuk ka qenë kurrë në Rusi dhe se këtë shtet e konsideron si armik për shkak të luftës në Ukrainë. Ai gjithashtu rrëfeu  se nga bombardimet ruse në Ukrainë vëllai i tij ka mbetur sakat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!