Kërkoi ti hiqej gjoba 100 mijë lekëshe, KAS rrëzon ankimin e kryebashkiakes së Durrësit

schedule13:14 - 27 Maj, 2022

schedule 13:14 - 27 Maj, 2022

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakes së Durrësit, Emiriana Sako e cila ankimoi gjobën 100 mijë lekëshe ndaj saj dhe drejtorit të Shkollës “Armath” Vlash Doda, pas denoncimit të “Organizatës Qendresa Qytetare”.

Gjobat janë vënë për një takim elektoral që kanë zhvilluar në ambientet e kësaj shkolle, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 6 marsit. Ndërkohë KAS ka lënë në fuqi vendimin e KShZ.

Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi kërkesën ankimore nr. 9, të depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga zj. Emiriana Sako, me objekt “Kundërshtimi i vendimit nr. 152, datë 25.04.2022, të KShZ ‘Për shqyrtimin e denoncimit të organizatës “Qendresa Qytetare” ndaj drejtorit të shkollës 9-vjeçare “Armath” dhe kandidatit për kryetar bashkie në bashkinë Durrës, zj. Emiriana Sako, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste, për shkelje administrative në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjehdjet e pjesshme për kryetar bashkie, të datës 6 Mars 2022”.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të bërë nga zj. Emiriana Sako dhe lënien në fuqi të vendimit nr. 152, datë 28.04.2022, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve. Gjithashtu, pas shqyrtimit paraprak të kërkesës së Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për vendosje të sanksionit administrativ, KAS vendosi që seanca publike të zhvillohet në datën 31.05.2022, në orën 11:00“, thuhet në njoftim.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!