Kërkohej prej shumë ditësh, trupi i pajetë i vogëlushit u gjet pranë digës së HEC-it të Fanit

schedule13:08 - 17 Prill, 2022

schedule 13:08 - 17 Prill, 2022

Trupi i pajetë i 10-vjeçarit që kërkohej prej ditësh pasi e mori rrjedha e Fanit është gjetur sot rreth orës 12.00. Policia Mirditë njofton se i mituri me iniciale S.L u gjet në afërsi të digës së HEC-it të lumit Fan, në Reps të Mirditës.

Trupi i pajetë i vogëlushit u gjet pas shumë ditësh kërkime nga polumbarët e Reneas, forcat policore të FNSH Shkodër, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Mirditë si dhe banorët e zonës.

Tashmë, ai do të dërgohet pranë morgut të Spitalit Rajonal Rrëshen, ndërsa grupi hetimor do vazhdojë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!