Kërceu në klasë e veshur si indiane, e pëson mësuesja në Kaliforni

schedule00:02 - 24 Tetor, 2021

schedule 00:02 - 24 Tetor, 2021

Nxënësit shikonin në heshtje ndërsa mësuesja e tyre e matematikës, e veshur me një mbulesë indiane amerikane,  godiste këmbët dhe tundte krahët ndërsa këndonte vazhdimisht “SohCahToa” para klasës.

Kjo është ajo që ndodh në një video të bërë virale në rrjet, ku mësuesja nga Kalifornia dëgjohet të këndoje vargje indiane në klasë. Klasa ra e gjitha në qetësi kur mësuesja performonte, ndërsa sapo ajo filloi të kërcente nëpër klasë, të gjithë nxënësit shpërthyen në të qeshura.

Videoja, e cila thuhet se u regjistrua nga një student vendas amerikan dhe më pas u postua në mediat sociale të mërkurën, ka ngjallur zemërim brenda dhe jashtë komunitetit vendas amerikan.

Kritikët e thirrën mësuesen për imitimin e stereotipeve të njerëzve indigjenë dhe kërkuan që të pezullohet pasi sipas tyre ajo ka bërë veprime të papërshtatshme dhe fyese.

Që nga ky moment mësuesja është pezulluar dhe ndaj saj ka nisur një hetim i brendshëm  nga Distrikti i Unifikuar i Shkollës Riverside. /abcnews.al/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The Washington Post (@washingtonpost)