“Kërcënimi rus për NATO-n nuk është imediat”, Meçollari: Rusia s’ka kapacitet për të sulmuar qoftë edhe vendin më të vogël të aleancës

schedule21:33 - 4 Prill, 2024

schedule 21:33 - 4 Prill, 2024

Kapiteni Artur Meçollari thotë se kërcënimi rus për vendet e NATO-s nuk është imediat. I  ftuar në emisionin “360 gradë”,duke komentuar stërvitjen ushtarake të NATO-s në kufi me Rusinë, ai tha:

“Që Rusia është kërcënim për NATO-n e ka deklaruar vetë Rusia. Në dhjetor 2021, deklarata që i dërgoi Putin NATO-s dhe SHBA-ve ku kërkonte të ristrukturonte skemën e sigurisë ishte kërcënimi që provoi se deklarata e NATO-s ose përcaktimi i Rusisë si kërcënim ishte i saktë. NATO brenda një muaji është në gjendje të zhvendosë 300 mijë forca. Sot që flasim Rusia nuk bën përcënim imediat për vendet anëtare të NATO-s sepse nga qëllimi te kërcënimi imediat është një kohë që kërkon ngritjen e kapaciteteve. Sot Rusia s’i ka kapacitetet që të sulmojë qoftë edhe vendin më të vogël të NATO-s. Ka 1.3 milionë ushtarë dhe 200 mijë rezervistë deri para luftës kurse sot është duke bërë rekrutime. Kur kërcënimi nuk është imediat, nuk bëhet zhvendosja e forcave. Të gjitha këto veprime që bën NATO, janë veprime shkurajuese nga ana politike.“, tha Meçollari.

Por sipas ish oficerit Dritan Goxhaj, stërvitja e NATO-s është një ‘lojë’ për të mbuluar dështimin e saj.

“Nuk është provokim për çështjen e Rusisë por një lloj dështimi i natos pasi tenton të mbulojë dështimin e saj, ku para dy vitesh në mbledhjen e Madridit deklaroi se ne brenda dy viteve do të cojmë në kufijtë lindorë 300 mijë forca. Për të mbuluar këtë dështim të saj politik, ka organizuar këtë stërvitje prej 100 mijë forcash. Nuk është aspak provokim për Rusinë sepse këto forca nuk janë të gjitha në kufi me Rusinë. Janë të shtrira nga Polonia deri në vendet baltike.”, tha Goxhaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!