Portieri i Chelseas, Kepa Arrizabalaga, është pranë largimit nga blutë e Londrës. Gafat e shumta, paraqitjet e dobëta apo dhe marrëdhënia jo e mirë me trajnerin Frank Lampard janë disa nga arsyet se pse spanjolli humbi vendin e titullarit.
Sipas raportimit të “AS”, tashmë gardiani ka kërkuar rikthimin në Spanjë. Burimet pranë lojtarit deklarojnë se problemi i tij nuk është Chelsea, por futbolli anglez. Sigurisht që pritet të ketë interesime për shërbimet e tij, edhe pse deri më tani është vetëm Valencia që po e monitoron me kujdes situtatën e Kepës.
Kujtojmë që klubi anglez vendosi të blejë një portier tjetër këtë merkato pas disa gabimeve radhazi të spanjollit në ndeshjet e para të kampionatit. Edouard Mendy ishte zgjedhja e Lampard si dhe ka në dispozicon dhe Willy Caballeron. /abcnews.al