“Keni sjellë një kriminel”, prania e Ardi Veliut shkakton debate në Komisionin e Sigurisë, opozita braktis mbledhjen

schedule11:44 - 28 Tetor, 2022

schedule 11:44 - 28 Tetor, 2022

Prezenca e kreut të Agjencisë së Mbikëqyrjes policore në mbledhjen e Komisionit të sigurisë ka sjellë pakënaqësi dhe debate.

Deputet demokrat Flamur Noka ka kërkuar të shtyhet mbledhja, pasi sipas tij i pranishëm është një kriminel me uniformë, referuar ish-drejtorit të Policisë së Shtetit.

Sot këtu është ulur një person, që në rast se do të kishte drejtësi, ky person do të ishte para drejtësisë. Standardi juaj është që kriminelët t’i bëni drejtorë. Ne refuzojmë që një kriminel me uniformë ta pranojmë si titullar, të na raportojë këtu në emër të ligjit”, tha deputeti Flamur Noka

Pas kësaj opozita braktisi mbledhjen dhe deputetët Ervin Salianji dhe Flamur Noka u larguan nga salla, duke bërë thirrje që Ardi Veliu të përgjigjet për vdekjen e Lear Kurtit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!