Keni plane për vitin e ri? Moti vazhdon surprizat për ditët e festave

schedule16:02 - 29 Dhjetor, 2019

schedule 16:02 - 29 Dhjetor, 2019

Mot i kthjellët dhe vranësira kalimtare pritet të na shoqërojnë javën e ardhshme. Ndërkohë, viti  i ri sipas meteorologëve pritet të vijë me rënie temperaturash.

Ndërrimi i viteve në vendin tonë nuk do të vijë as me reshje shiu dhe as me reshje bore të paktën në Tiranë. Mot i kthjellët dhe me vranësira kalimtare pritet të dominojë javën e ardhshme. Me 31 dhjetor  Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon ulje  të ndjeshme të temperaturave.

 

 

Në disa prej qyteteve të vendit termometri do të zbresë në minus ndërsa përgjatë luginave në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes parashikohet të bjerë mjegulla. Era përgjithësisht do të ketë drejtim nga verilindja.

Më e fortë ajo pritet të jetë në zonat bregdetare, luginën e Drinit dhe Alpe. Masat ajrore të ftohta parashikohet të sjellin ngrica në pjesën më të madhe të vendit. Situatë e ngjashme meteorologjike pritet të na shoqërojë dhe ditët e para të vitit 2020./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!