Këngëtarja shqiptare i jep fund beqarisë në fshehtësi të plotë, dalin pamjet e para nga dasma

schedule14:26 - 29 Qershor, 2021

schedule 14:26 - 29 Qershor, 2021

Këngëtarja shqiptare Xheisara, i ka dhënë fund beqarisë në fshehtësi të plotë. Ajo ka kurorëzuar lidhjen e saj të dashurisë me martesë vetëm në praninë e miqve të ngushtë dhe familjarëve.

Pamjet nga cermonia private e saj i ka zbuluar një ndër mikeshat e artistes dhe akoma nuk dihet se kush është mashkulli që i ka vjedhur zemrën. Vihet re se Xheisara mban të veshur një fustan të bardhë të ngushtë dhe rrezaton plot shkëlqim.

 

Kujtojmë se ajo u bë e njohur për publikun nga kompeticioni muzikor “X Factor”. Më herët Xheisara ka treguar në emisionin e pasdites “Rudina”, sesi ajo u bë pjesë e këtij programi. Ajo ka rrëfyer se sapo mori vesh për audicionet, mori furgonin fshehurazi dhe mbërriti në Tiranë.

“Unë vija nga Burreli dhe merrja pjesë në ‘X Factor’. Kam qenë 15 vjeçe. Kur shikoja ‘X Factor’, i thosha mamit se një ditë do jem unë atje dhe do të fitoj. Dhe mami më thoshte: ‘Ti do fitosh?! Ti ik lësho lopët atje në fshat, s’je ti për të dalë në televizor”, u shpreh këngëtarja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!