Këngëtari shqiptar shqetëson fansat, tregon problemin shëndetësor: Shpresoj të rikthehem në formë së shpejti

schedule07:52 - 17 Shkurt, 2022

schedule 07:52 - 17 Shkurt, 2022

Ermal Meta, këngëtari shqiptar me sukses në Itali ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtari përmes një postimi në rrjete sociale ku tregon arsyen se pse ka lënë pas dore angazhimet muzikore. Ermali thotë se ka marrë të gjitha dozat e vaksinës.

“Përshëndetje djema. Më falni për mungesën time këto ditë, por pavarësisht nga tre dozat e vaksinës, mora Covid-in dhe isha mjaft i sëmurë. Tani po shërohem. Shpresoj të rikthehem në formë sa më shpejt të jetë e mundur. Ju përqafoj, shihemi së shpejti.”, shkruan ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ermal Meta (@ermalmetamusic)

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!