Këngëtares shqiptare nuk i japin vizën për në Angli, anulon koncertin në momentin e fundit

schedule09:28 - 26 Nëntor, 2022

schedule 09:28 - 26 Nëntor, 2022

Këngëtarja e njohur, Shkurte Gashi ka pasur probleme me vizën. Si pasojë, ajo është detyruar të anulonte një koncert në Angli.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, e cila njofton se nuk do të jetë pjesë e koncertit që mbahet me 16 nëntor.

“Nuk do të jem në Angli për arsye të mos pajisjes me vizën e UK dhe kërkoj falje që nuk do të jem në këtë event kaq të bukur”, ka shkruar Shkurte.

Sa i përket muzikës, Gashi ka publikuar ditën e djeshme, bashkëpunimin e fundvitit me Labin, i cili titullohet “A ma fal tradhtinë”./abcnews.al