Këngë e valle dhe gjobë për ditëlindjen, Kryemadhi: Bes Kallaku na mati temperaturën

schedule23:24 - 24 Nëntor, 2020

schedule 23:24 - 24 Nëntor, 2020

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi mbrëmjen e sotme ka folur për herë të parë për gjobën që mori pasi ishte pjesë e ditëlindjes së aktorit të humorit Bes Kallaku në kohë pandemie.

Drejtuesja e LSI-së në ditëlindje ishte bashkë me presidentin, ndërsa tregoi se Bes Kallaku u mati të gjithëve temperaturën në hyrje.

“Para se kryeministri të merret me domatet e Bes Kallakut të merret me viktimat. Unë kam ndenjur një orë dhe tavolinat nuk ishin më shumë se 10 veta. Edhe këtu 10 veta jemi nuk duhet të gjobitemi. Dashuria për njerëzit është shumë e rëndësishme, nuk kam parë një të sëmurë që e mund sëmundjen vetëm.

Bes Kallaku u mati të gjithëve temperaturën në hyrje kështu që mos u shqetësoni. Ishin një familje në çdo tavolinë kështu që s’ka të bëjë fare” tha Kryemadhi te “Open”. Ndërsa vetë Presidenti mbrëmë i ftuar në ABC, e cilësoi gjobën si marrëzi (lexo ketu). Për ditëlindjen e Bes Kallakut u pezulluan 6 policë, u gjobit lokali, por edhe të gjithë të ftuarit./ db/Abcnews.al