“Kënga e re është histori e imja”, Rea Nuhu flet hapur: Ka përfunduar dy vite më parë

schedule12:05 - 6 Qershor, 2023

schedule 12:05 - 6 Qershor, 2023

Rea Nuhu është një nga artistet e reja më të preferuara të muzikës ‘live’. Ajo është shumë aktive në mbrëmjet e kryeqytetit. Mirëpo, këtë herë, Rea vjen me një videoklip të titulluar ‘A jam rrit’.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka ndarë detajet nga ky klip i parë dhe nga kënga, e cila është një dedikim personal për një histori të saj të mbyllur.

Rea ka theksuar se në fillim nuk donte që ta publikonte, por në fund është e lidhur shpirtërisht me të.

“Këngën kisha një vit që e kisha shkruar. Nuk isha shumë e sigurt, a duhet ta publikoja apo jo, sepse është një histori e imja, edhe nga që është mbyllur dy vite më përpara dhe nuk doja ta sillja prapë në jetë. Por në fund të ditës, kjo kënga është e lidhur me mua dhe është kjo pyetja ‘a jam rritur?’. Edhe pas kaq kohësh, unë kam konstatuar që me të vërtetë jam rritur dhe thash ‘okay, do ta nxjerr këtë’ dhe të vazhdoj përpara me rritjen time. Është dhe teksti i parë që kam shkruar vetë dhe është shumë e veçantë për mua”, u shpreh ajo./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!