Kënga e re e JLO dhe Malumës, ironizon Aurela: Po të ishin shqiptarë do kishin më shumë sukses

schedule10:38 - 30 Shtator, 2020

schedule 10:38 - 30 Shtator, 2020

Pak ditë më parë, Jennifer Lopez dhe Maluna publikun këngën të ndarë në dy pjesë që mban titullin “Pa’ti & Lonely”. Prodhimi me dy pjesë do të paraqitet në filmin e ardhshëm “Marry Me”, duke interpretuar bashkë me Lopez dhe Maluma dhe që pritet të lançohet ditën e Shën Valentinit.

Por, ky projekt ka tërhequr vëmendjen e Aurela Gaçes, e cila përmes një postimi në rrjete sociale ka thumbuar dhe këngëtarët shqiptarë. Aurela shkruan me ironi se Lopez dhe Maluma nuk kanë aq fansa sa kanë artistët në vendin tonë që arrijnë miliona klikime brenda një dite.

3 ditë, 3 milionë e 500 mijë shikime. Ndërkohë, Subscribers në Youtube 13.4 milionë. Ose këta s’kanë fansat (që dmth o kanë këta o s’di tjetër) ose s’dinë te blejnë, ose ose, duhet të ishin shqiptarë që të kishin më shumë sukses në këto lloj punësh. Ah, nejse thuaj. Po të ishin këtu, do të kishin thyer rekorde edhe më shumë se kaq. Do të shkruante edhe media për thyerje rekordesh. Po nejse thuaj. Hajt natën”, ka shkruar Aurela. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!