Kënga e radhës për Vllazninë, Bujar Qamili me projekt të ri

schedule11:39 - 16 Mars, 2021

schedule 11:39 - 16 Mars, 2021

Sidrit Bejleri para pak kohësh publikoi një këngë të re për Vllazninë, frymëzuar nga ecuria pozitive e kuqebluve këtë sezon. Shkodranët së shpejti do munden t;i këndojnë edhe një tjetër skuadrës së tyre të zemrës.

Këtë herë do të jetë Bujar Qamili ai që do t’i këndojë sërish Vllaznisë, sikurse bëri edhe në vitin 2011 kur kuqeblutë ngritën në qiell trofeun më të rëndësishëm të futbollit në vend.

Nga Italia ai e ka zbuluar diçka të tillë në një lidhje me emisionin “Sport Show” në TV1 Channel. Mes të tjerash ai tregon se edhe gjendja e tij shëndetësore është më e mirë.

“Tani jam mirë me shëndet. Së shpejti kthehem në Shkodër dhe me shpresë se Vllaznia po rikthehet tek fitoret dhe fitimi i trofeut kampion. Edhe kënga do të përfundojë së shpejti”, ka thënë mes të tjerash Qamili. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!