“Kemi krijuar çdo gjë bashkë”, fotografja flet për personin që i ndryshoi jetën

schedule21:58 - 2 Qershor, 2021

schedule 21:58 - 2 Qershor, 2021

Anjeza Dyrmishi, fotografja e njohur është e ftuar mbrëmjen e sotme në “E ardhmja është vajzë” në ABC. Në rubrikën “Suksesi i jetës”, fotografia rrëfeu përballë aktores Jonida Vokshi dhe moderatores Ermira Çausholli sukseset e jetës së saj. Ajo tregoi se një ndër sukseset e saj më të mëdha ka qenë dhe bashkëshorti i saj, me të cilin është njohur që në adoleshencë.

“Isha 16 vjeç dhe nuk e dija që ishte fati im, më ka ndihmuar shumë këtu ku jam sot tani. Ka qenë çelësi i suksesit pasi njoha njeriun që më plotësoi në karrierën time, merret me të njëjtin profesion. Kemi krijuar çdo gjë bashkë. Kemi jetuar bashkë në një moshë shumë të re, ky ka qenë sukses.”, tregoi ajo.

Anjeza përcolli dhe një mesazh të ëmbël për nënën e saj që feston 55 vjetorin e lindjes. “Mami të dua shumë, je gjëja më e rëndësishme për të gjithë. Nuk kam fjalë se si të falenderoj që je kujdesur, ke dhënë më të mirën që mund të jepje për të qenë ajo që jam sot. Je gruaja që njohim të gjithë.”, tregoi ajo.

Sakaq, ajo u ndal dhe tek vajza e saj, të cilën e konsideroi si një tjetër sukses që ka shënjuar jetën e saj. “Sidomos për një artiste që është një sukses, pasi është gjithë rrugën e lodhur dhe i duhet të gjejë hapësirë për familjen. Duke qenë e angazhuar, ajo ka ardhur në jetë në moshën 25 vjeçare.”, shtoi më tej fotografja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!